QKUK

Vdes një shtetas gjerman në QKUK, Policia nis hetimet

Një shtetas gjerman ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas forcave të rendit, me vendim të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.