Vdes një gruaja nga aksidenti mes veturës dhe autobusit në Gërmovë të Vitisë

Një grua ka vdekur pas një aksidenti mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gërmovë të Vitisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:28.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se një grua humbi kontrollin mbi veturën që drejtonte dhe u përplas frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër.

Gruaja që ishte drejtuese e veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku pasi që dërgua për trajtim mjekësor u konstatua se ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë u dërgua për obduksion, thekson Policia.