Vdes një gjykatës i Gjykatës së Gjilanit

Një gjyqtar i Gjykatës së Gjilanit ka vdekur sonte pas një sëmundjeje të rëndë.

Gjykata e Gjilanit ka njoftuar se ka vdekur gjyqtari Halil Zahiri.

Sipas njoftimit, kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zahiri.

“Do të kujtojmë gjithmonë si punëtor i madh, i ndershëm, i sinqertë dhe koleg i shkëlqyeshëm. Prehu në paqe, Halil”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit.