Vdes një burrë në Istog, bie nga traktori

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Istog një burrë ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:20, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Tutje policia sqaron se sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar në spital ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.