Prevallë, ilustrim

Vdes një 70-vjeçar në Prevallë

Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, ka konfirmuar se një person i moshës 70-vjeçare ka vdekur në zonën malore të Prevallës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, me urdhër të prokurorit është vendosur që trupi i viktimës t’i lejohet familjarëve për ceremonitë e mëtutjeshme

“Sot në orën 6:32 është raportuar se një person i moshës 70-vjeçare pasi kishte dal për të ecë në zonën e Prevallës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është ra pa vetëdije. Ka qenë teren i vështirë për të shkuar, por pasi ka shkuar mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës” – tha Bytyqi për KALLXO.com.