Ilustrim

Vdes në QKUK personi i plagosur në Gjakovë

Një person ka vdekur gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Viktima është gjetur i plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore nga një dëshmitar rasti në Gjakovë.

Rreth orës 20:05, viktima duke mos i përballuar plagët që ka marrë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, tre fishekë dhe automjeti.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.