Foto: Facebook

Vdes ish-kandidati i LDK-së për deputet, Isa Mustafa ngushëllon familjarët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur ish- kandidati i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, Milaim Berisha.

LDK me anë të një njoftimi ka thënë se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi te familjarët e Berishës.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Milaim Berisha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi: Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

LDK tha se Milaim Berisha ka qenë profesor dhe model i mësimdhënësit dhe i përkushtuar në arsim.

“Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij! Prof. Berisha në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për deputet”, thuhet në fund të telegramit të Isa Mustafës.

Për disa vjet, Milaim Berisha ka qenë drejtor i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.