Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, gjendet një person pa shenja jete në një shtëpi

Një person dje është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Skenderaj.

Sipas një dëshmitare, në këtë shtëpi ka jetuar vetëm një person, por të njëjtin nuk e ka parë 6 muajt e fundit.

Policia thotë se identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML.