Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

 

Policia ka njoftuar se një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë nga spitali rajonal i Gjilanit pasditen e 26 majit rreth orës 17:00 është raportuar se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK-së.

Kurse më 27 maj rreth orës tetë në mëngjes janë njoftuar nga QKUK-ja se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.