Policia e Kosovës

Vdekje e dyshimtë e një burri në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është gjetur një burrë pa shenja jete në qytetin e Istogut.

Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Sipas Policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.