Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdekja e policit në Leposaviq po trajtohet si 'vdekje e dyshimtë'

Një zyrtar policor derisa ishte në detyrë në Leposaviq është gjetur pa shenja jete nga mbikqyrësi i tij të dielën pas mesnate.

Ekipi mjekësorë që kanë dal në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se edhe prokurori i shtetit ka dal në vendngjarje, derisa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërgaur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si ‘Vdekje e Dyshimtë’.

“Leposaviq.  10.12.2023 – 02:30-07:30. Është raportuar se zyrtari policor mashkull kosovar derisa ka qenë në detyrë, nga mbikëqyrësi i tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor dhe është konstatuar vdekja e zyrtarit policor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit  kanë dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në raport.