Valdete Idrizi i reagon Xhavit Ukajt: Vërsulju me argument o deputet

Edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm kur deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul Kryeparlametares Vjosa Osmani.

Ajo mbrëmë ka reaguar përmes një shkrimi në rrejtin social Facebook, ku kërkon nga deputeti Ukaj që të ‘vërsulet’ me argumente.

“Burrni” se jo mahi. Me iu vërsulë gruas ncncnc! “Vërsulju” me argumente o deputet, se kështu nuk kalon, jo!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë kohës sa Osmani po i jepte fjalën deputetes Ganimete Musliu, në këtë debat ka ndërhyrë deputeti Xhavit Ukaj nga LDK.

Osmani i ka replikuar deputetit duke i thënë “A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdor për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, ka thënë Osmani.

Pas fjalës së Osmanit, deputeti Ukaj ka vazhduar përplasjen e tij me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas kësaj, deputeti i është afruar deri tek ulësja kryetares së Kuvendit duke ju vërsulur.

Tek foltorja janë mbledhur një numër i madh i deputetëve duke tentuar që të ndalojnë përplasjen mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit Ukaj.

Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë seancën e Kuvendit me arsyetimin e paedukatës së deputetit Ukaj.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit