Vala paralajmëron: Mos u mashtroni nga mesazhet për fitimin e lojërave shpërblyese

Operatori telefonik i Telekomit, Vala ka paralajmëruar konsumatorët që mos të mashtrohen nga mesazhet në të cilët shënohet se mund të shpalleni fitues i lojërave shpërblyese.

Përmes një mesazhi që iu ka shkuar konsumatorëve, Vala ka kërkuar që mos të bien pre e këtyre mesazheve të cilët kërkojnë të dhënat personale.

“Këta SMS mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injoroni këta sms” thuhet në mesazhin e Valas.