Probleme me rrjetin celular, deklarohet IPKO

Operatori i telefonisë mobile në Kosovë – IPKO, ka njoftuar se janë duke hasur në disa probleme me rrjetin e tyre celular.

Këto probleme sipas këtij operatori janë për shkak të dështimeve të disa lidhjeve ndërkombëtare.

“Jini të sigurt se ekipet tona, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur” – thuhet në njoftimin e IPKO-së.

Tutje ky operator i ka kërkuar falje klientëve dhe njëkohësisht i ka falënderuar për durimin e tyre.

Përdorues të IPKO-s kanë raportuar në KALLXO.com për probleme në thirrje telefonike në IPKO.