Veseli: Ta ruajmë njëri – tjetrin

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Me këtë rast, ai është lutur që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje.

“Shumë nga ne, sot nuk do të mund t’i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë. Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami. Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin”.

“Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me Covid-19. Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje. Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati”.