Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për nivelin e studimeve master

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020/21. Në këtë vit akademik, UP do të regjistrojë 2410 studentë.

Paraqitja e dokumenteve për regjistrim në programet e njësive akademike të UP-së fillon nga sot, më 23 tetor 2020 dhe zgjat deri më 30 tetor 2020, ora 15:00.

Në njoftim thuhet se provimet pranuese do të mbahen në datat 05/11/2020 dhe 06/11/2020, sipas orareve të cilat i gjeni në konkursin e plotë. Konkursin në fjalë e gjeni duke klikuar këtu.