FOTO: Shembja e rrugës tek Fakulteti i Filiologjisë
FOTO: Shembet rruga tek Fakulteti i Filologjisë
08.1.2021 - 16:19
Një pjesë e rrugës tek Fakulteti i Filologjisë ka nisur të shembet. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndërtimin e parkingut nëntokësor, punimet për të cilin kanë filluar në afërsi.
Në fotot që kanë dërguar qytetarët në adresë të KALLXO.com shihet se rruga është dëmtuar tërësisht, duke vështirësuar edhe kalimin e veturave.
Në 1.4 hektarë hapësirë pritet të shtrihet një parking nëntokësor afër qendrës së kryeqytetit kosovar.
Parkingu që pritet të ndërtohet brenda dy vitesh do të zë hapësirën te Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës.