Universiteti Hasan Prishtina

Foto: Denis Sllovinja

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për pranimin e studentëve në vitin akademik 2021/22

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpall konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/22.

Në njoftimin e Universiteti potencohet se do pranohen 6 mijë e 247 studentë, në afatin e parë të konkursit.

Tutje në njoftim thuhet se aplikimi online nis nga sot, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021, në ora 16.00.

Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Konkursin e plotë e gjeni këtu.