Ukraina Zyrtare: Kemi rrëzuar katër helikopterë rusë

Ndërkohë që Ukraina po futet në ditën e njëzetë të pushtimit rus në territorin e saj, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka dhënë përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit:

Forcat ruse mbeten të fokusuara në ruajtjen e fitimeve të tyre në territorin ukrainas dhe nuk kanë arritur të bëjnë përparime të mëtejshme.

Megjithatë, trupat ruse kanë vazhduar të lëshojnë sulme me raketa dhe bombardime në infrastrukturën kritike dhe po përdorin infrastrukturën civile.

Ushtarët rusë kanë përdorur objektet e kujdesit shëndetësor në territoret e pushtuara për ta trajtuar personelin e tyre të plagosur.

Katër helikopterë, një avion dhe një raketë lundrimi që i përkisnin Rusisë u goditën nga forcat ukrainase.

Njësitë ukrainase kanë arritur t’i shmangin përpjekjet ruse për ta kapur qytetin port jugor të Mariupolit të kontestuar rëndë dhe nuk ka pasur shenja të mëtejshme të zbarkimeve detare nga forcat ruse në rajonin e Detit të Zi.

Gjendja morale dhe psikologjike e trupave ruse “mbetet e ulët”, me ushtarakët rusë që me sa duket refuzojnë t’i kryejnë zbatojnë urdhërat nga komanda.

BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime.

Sot, është dita e 20-të e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë. /BBC