Logo e NP KRU" Prishtina"

Ujësjellësi ‘Prishtina’: Nga sot nisim shkyçje të mëdha për ata që nuk paguajnë

Kompania Rajonale e Ujësjëllësit “Prishtina” ka bërë të ditur se prej sot do nisin me shkyçje ndaj të gjithë atyre konsumatorëve që marrin shërbime të ujit dhe nuk paguajnë e madje nuk janë as të regjistruar.

Sipas ujësjellësit, furnizmi me ujë po rrezikohet si shkak i shumë kyçjeve të paautorizuara.

“Besoni ose jo, furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale. Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë”- thuhet në njoftim.

Ujësjellësi tutje thekson se prej sot do nis aksion që do përfshijë shkyçje të mëdha.

“Nga sot 0 tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit. Sot realizohen dy shkyçje të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në akcion të paparë deri më sot”- thuhet tutje në njoftim.