UEFA del me deklaratë rreth situatës së krijuar në Ukrainë

UEFA ka dal me një qëndrim lidhur me situatën e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia gjatë ditës së sotme.

UEFA dënon fuqishëm pushtimin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë.

“UEFA ndan shqetësimin e rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar për situatën e sigurisë që po zhvillohet në Evropë dhe dënon fuqishëm pushtimin e vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë” thuhet në reagimin e UEFA-së.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se UEFA si organi drejtues i futbollit evropian, po punon pa u lodhur për të zhvilluar dhe promovuar futbollin sipas vlerave të përbashkëta evropianë si paqja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, në frymën e Kartës Olimpike.

Nga UEFA janë shprehur se po e trajtojmë këtë situatë me seriozitetin dhe urgjencën më të madhe.

UEFA pritet të marr vendime Vendimet dhe ato do të shpallen të premten më 25 shkurt.

UEFA pritet të marr vendim po ashtu nëse finalja e Ligës së Kampionëve që pritet të zhvillohet me 28 maj në Rusi të ndryshojë lokacion.

Sot gjatë ditës Liga e futbollit në Ukrainë ka marr vendim për ndalim të aktivitete sportive për 1 muaj.