A po rrezikohet finalja e Ligës së Kampionëve pas tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezonë pritet të mbahet në Petesburg të Rusisë më 28 maj, por a po rezikohet që kjo finale të mos zhvillohet në Rusi.

Hera e fundit që Rusia organizoi shfaqjen evropiane ishte në vitin 2008, kur Manchester United ngriti trofeun pas një fitoreje me penallti në stadiumin Luzhniki në Moskë raporton goal.com

Sipas goal.com është raportuar se vendi i ndeshjes mund të ndryshohet ende për shkak të tensionit politik.

Është sugjeruar se Rusia nuk do të lejohet të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve mes kërcënimit të luftës me Ukrainën.

Pritet që UEFA në ditët në vijim të vendos nëse do të ndryshohet lokacioni i finales së Ligës së Kampionëve. Si opsion është stadiumi në Angli “Wembley”.