U arrestua për dhunë në familje, e dyshuara sulmoi edhe policen

Pasi që u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, një grua ka sulmuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

E dyshuara nga Deçani dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri, të mërkurën rreth orës 22:30.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje.