Triatleti Albion Ymeri fiton medaljen e bronztë në Turqi

Triatleti kosovar Albion Ymeri ka fituar medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të triathlonit që po mbahet në Turqi.

Albion Ymeri arriti të renditet i treti me kohë 3:58:44 në IronMan 70.3 në grup moshat M25-29.

Ymeri po ashtu renditet i teti në plasman të përgjithshëm, ka njoftuar Federata e Triathlonit e Kosovës.

Në këtë garë morën pjesën 2,120 garues nga shtete të ndryshme të botës.

Sporti Triathlon përfshin notin, sportin me biçikletë dhe vrapimin.