Tri raste të dhunës në familje raportohen në polici, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Nga këto raste të gjithë të dyshuarit janë arrestuar.

Në Malishevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Rasti ka ndodhur më 25.02.2024, rreth orës 00:10. Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, është arrestuar i dyshuari tjetër, pasi i njëjti, sipas njoftimit të Policisë ka ushtruar vazhdimisht dhunë dhe kërcënime ndaj një gruaje. Ngjarja ka ndodhur më 25.02.2024, rreth orës 07:40. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një grua dhe një burrë në Podujevë kanë raportuar se një i dyshuar vazhdimisht është duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Rasti ka ndodhur më 25.02.2024, rreth orës 18:05. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.