Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës

Tri raste të dhunës në familje ku viktima është grua, janë iniciuar në rajonin e Pejës.

Sipas raportit policor, para dy ditësh është arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse dje rreth orës 10:00 është arrestuar poashtu një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes, dhe sipas raportit policor i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë pas urdhërit të prokurorit.

Kurse rreth orës 18:50 është arrestuar një mashkull pasi kishte ushtruar dhunë ndaj dy femrave dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në të treja rastet sipas raportit policor viktimat nuk kanë marr tretman mjekësor.