Tri automjete të përfshira në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë, 4 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë, në segmentin në Bresje (Fushë-Kosovë).

Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Katër persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4 persona”-ka thënë Mehmeti.

Ajo ka shtuar se dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës mes automjeteve.