Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Bresje në orët e para të ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për KALLXO.com bëri të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga stafi kompetent i Qendrës së Mjekësisë Familjare.

“Rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF” – tha Kelani për KALLXO.com.

Tutje, sipas tij, lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante” – shtoi Kelani.