Tre qytetarë të Kosovës dyshohet se prezantuan teste negativ të falsifikuar në aeroportin e Shkupit

Tre qytetarë të Kosovës dyshohet se kishin prezantuar teste negativ të falsifikuar të tipit PCR në aeroportin e Shkupit në Maqedoni të Veriut.

Siç mëson KALLXO.com, testet figuronin në emër të një laboratori privat në Kosovë.

Pas kësaj, Policia e Shkupit ka kontaktuar me laboratorin në fjalë, e këta të fundit ua kanë konfirmuar se testet janë të falsifikuara bazuar më një numër serik që kanë të vendosur.

KALLXO.com mëson tutje se të dyshuarit pritet që të arrestohen në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.