Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Tre persona raportohen si të zhdukur në 24-orët e fundit

Policia ka bërë të ditur se tre persona janë raportuar si të zhdukur në 24-orët e fundit nga familjarë të tyre.

Personat e raportuar si të zhdukur janë nga qytete të ndryshme, thuhet në raportin 24 orësh – 21.02.2024.

Në Prishtinë, një grua ka ka raportuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në Podujevë raportohet se një grua kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërsa, në Fushë-Kosovë është raportuar për një burrë që ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. “Ankuesi ka raportuar se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”- ka thënë policia.

Policia thotë se të tri raste janë duke u hetuar.