Ilustrim Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Incidentet që u shënuan gjatë ditës së zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Fushë- Kosovës nën dyshimin e falsifikimit të rezultateve të votave.  Sipas Policisë, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se është nën hetime një rast të keqpërdorimit të votës dhe për parandalim të ushtrimit të së drejtës së votës në Podujevë.

Ndërkaq në Suharekë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për shkak se në një qendër të votimit dyshohet se kishte penguar procesin evotimit. I dyshuari, sipas Policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar një person i cili gjatë votimi ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari, pas sipas Policisë me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Mamushë, ku sipas Policisë një person gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari, sipas njoftimit Policisë është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, sipas policisë një qytetare ka raportuar se një grua e dyshuar ka penguar procesin e votimit dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori ndërsa rasti është në procedurë.

Kurse në Malishevë, Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka penguar procesin e votimit. Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar shtetas të kosovarë. Sulmuesit sipas policisë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në Skenderaj. Sipas Policisë rasti po hetohet si cenim i fshehtësisë së votës

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të keqpërdorimit i detyrës zyrtare gjatë procesit të votimit në Viti.