Foto: Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje në më pak se katër orë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prizren dhe një në Gjilan mbrëmjen e së mërkurës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti në Gjilan ka ndodhur mes një burri dhe gruaje, me ç’rast kjo e fundit ka raportuar për dhunë psiqike. I dyshuari është marrë nga Policia dhe do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas vendimit të Prokurorit.

Ndërkohë, në Prizren është dërguar në Polici një burrë i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Më pas, me vendim të Prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër në Prizren përfshin një burrë që ushtroi dhunë fizike ndaj të birit përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.