
Foto: Komuna e Prishtinës
"Trafiku Urban" njofton për ndërprerje të përkohshme të linjës 3B
24.7.2023 - 23:01
Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga sot, linja 3B – Bërnicë e Ulët do të ndërpritet përkohësisht për shkak të punimeve që kanë filluar në rrugë.
Ndërsa për linjën 3, autobusët e kësaj linje do të qarkullojnë në nisje dhe kthim në drejtimin e rrugës së xhamisë të fshatit Bardhosh.
Në njoftimin në Facebook, kjo ndërmarrje po ashtu ka bërë të ditur se orari i qarkullimit për këtë linjë do të jetë i njëjti nga ora 06:00 – 24:00.
Ndërmarrja ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për pamundësinë e ofrimit të shërbimeve sipas rendit të udhëtimit të rregullt.