Foto: Ilustrim

Theret me thikë i mituri në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Lipjan është therur më thikë nga një i dyshuar, po ashtu i moshës së mitur.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Medvec të Lipjanit.