Matthew Palmer - Foto: REL/Reuters

Thaçi përgëzon Palmer-in për postin e ri

Palmer u emërua Përfaqësuesin i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Persndimor, Matthew Palmer.

Thaçi përmes profilit të tij në “Twitter” është shprehur i lumtur me rolin amerikan në Ballkanin Perëndimor, sidomos në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.

Sekretari i Shtetit dje ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor./ 21Media