Thaçi për marrëveshje në Washington: Nëse është e mirë, pse jo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot për vizitën e delegacionit kosovar në Washington që pritet të bëhet më 27 qershor dhe ardhjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët se a do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje në Washington, Thaçi u përgjigj shkurtimisht, se nëse është marrëveshje e mirë, do ta nënshkruajë.

“Nëse është marrëveshje e mirë, pse jo”.

“ Siç edhe jeni të informuar, institucionet  pas ftesës së SHBA-ve për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, mirëpresin këtë hap të rëndësishëm, vendimtarë dhe shumë të drejtë të ShBA-së, me besim të plotë se është koha të lëvizim si shoqëri. Qytetarët e meritojnë, progresin, zhvillimin ekonomik dhe për këtë hapur rruge duhet të mbyllen çështjet e tjera”, tha Thaçi para gazetarëve.