Thaçi për letrën e Kurtit për Mike Pence: Unë se kam ndërmend të merrem me ato letra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin shumë mirë realitetin në Kosovë.

Kështu deklaroi derisa komentoi letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i dërgoi ditë më parë zëvendës Presidentit Amerikan, Mike Pence.

“Unë nuk jam duke i lexuar, nuk jam duke i përcjellë dhe nuk i kam pasur nëpër duart e mia por është i lirë që të t’i shkruaj çfarë të dojë e kujt të dojë, unë se kam ndërmend të merrem me ato letra. ShBA-të e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe gjithë të tjerët”, tha Thaçi para gazetarëve të enjten.

Në një konferencë për media, Thaçi foli edhe për Samitin e Zagrebit. Ai tha se ky samit ishte i mirëseardhur.

“Dje siç jeni të njoftuar, është mbajt Samiti i Zagrebit. Falënderoj shtetin kroat dhe shprehë mirënjohje që ofroj mundësinë që Kosova te përfaqësohet si shtet i barabartë me të gjitha të tjerat. Prezantova realitetit të krijuar në Kosovë, që fal institucioneve tona, IShPK dhe mjekëve, ka numër të vogël të vdekjeve”, tha ai.

Presidenti kosovar ka thënë se ka përsëritur kërkesën për liberalizim të vizave.

“Unë kam theksuar se Kosova si shteti më pro evropian në rajon, që meriton trajtimin për nevojën që kane qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave. Kam bë thirrje që shtetet anëtare dihet të lëvizjen më shpejtë dhe me urgjencë. Kosova krejt pa drejtësisht e izoluar. Ky ndëshkim është nga mos uniteti evropian. Kjo lidhet edhe me mosnjohjen e pesë shtete evropiane ndaj Kosovës, kam bërë thirrje që këto vende ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran te Kosovës”, deklaroi ai.

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 mai 2020