Foto: KALLXO.com

Teuta Haxhiu: Obligohemi që ta kthejnë shtetin në binar

Teuta Haxhiu nga koalicioni AAK-PSD, tha se obligohen që ta kthejnë shtetin në binar. Ajo tha se dëshira e AAK-së ka qenë që Lëvizja Vetëvendosje të qëndroj më shumë në pushtet që qytetarët sipas saj ta shohin fytyrën e vërtetë të qeverisë në largim.

“Pozicioni i Kosovës është dëmtuar dhe sot jemi ne të zgjedhurit e popullit këtu ku buron legjitimiteti demokratik dhe që obligohemi që ta kthejmë vendin në binar… Dëshira jonë ishte që qeveria Kurti të jetojë me gjatë që qytetarët ta shohin fytyrën e vërtetë e kësaj qeverie në largim”, tha Haxhiu.

Haxhiu tregoi se si AAK, kanë vendos të jenë pjesë e kësaj qeverie me besimin e madh se gjërat do të lëvizin pozitivisht në një kohë shumë delikate.

Haxhiu përmendi edhe marrëveshjen me Serbinë.

“Përmbyllja e marrëveshjes është i vetmi kusht, njohja reciproke e dy shteteve në kufijtë ekzistues”, tha ajo.

Haxhiu tha se qëndrim të përbashkët me partnerët e koalicionit e kanë luftimin e korrupsionit dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve strategjike me ShBA dhe BE, si dhe korrigjimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.