Teste rapide antigjen nga e hëna në AMF te ‘Qendra e Studentëve’

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e hënë do nisin prapë me shërbimin për teste të shpejta antigjenike për COVID-19.

Këto teste do kryhen në ambulanten e mjekësisë familjare tek ‘Qendra e Studentëve”.

“Që nga data 13.12.2021, testet rapide antigjen do te ofrohen për qytetarët e Prishtinës në AMF Qendra e Studenteve, 7 ditë të javës me orar 08:00-15:30”, thuhet në njoftim.

Testet e shpejta antigjenike deri para pak muajsh janë kryer në QMF në lagjen ‘Kalabria’.