Tërmet vdekjeprurës në Kinë

Të paktën 118 persona janë vrarë dhe më shumë se 250 janë plagosur në tërmetin me magnitudë 6.2 që goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës.

13 persona të tjerë kanë vdekur në Qinghai fqinj me 182 të plagosur gjithashtu atje.

Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë – me temperatura nën -13 gradë Celsius – për të kërkuar të mbijetuarit.

Zyrtarët thonë se temperaturat nën zero do të thotë se mundësia për t’i gjetur të mbijetuarit është më e shkurtër se zakonisht.

Më shumë se 5,000 shtëpi janë dëmtuar, rrugët, si dhe furnizimet me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po i pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

Qeveria ka dërguar ekipe të punëtorëve të shpëtimit për t’i ndihmuar ekuipazhet e emergjencës lokale.

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar përpjekjet e plota të kërkim-shpëtimit.

Tërmeti në Gansu është tërmeti më vdekjeprurës që Kina ka parë në më shumë se një dekadë, pas një tërmeti në vitin 2010, i cili vrau pothuajse 3,000 njerëz./BBC