Ilustrim

Tentim vrasje në Prishtinë

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë në rrugën “Ibrahim Pacolli”, rreth orës 13:15.

Sipas raportit policor, një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë se tij, ku i kanë dëmtuar xhamat e veturës dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.