Tentim vrasje në Mitrovicë të veriut, i dyshuari ende në arrati

Një zënkë verbale në mes dy personave në Mitrovicë të Veriut përfundoi me një therje me thikë.

Një person u lëndua, e i njëjti u dërgua në spitalin e këtij rajoni, përderisa i dyshuari gjendet ende në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:25, e në vendin e ngjarjes u tha se dolën edhe ekipet e nevojshme policore.

Nga hetimet që janë kryer deri më tani njoftohet se Policia në vendngjarje gjeti dhe sekuestroi një revole dhe një granatë dore.

Sipas Policisë, përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Tutje është thënë se e gjithë ngjarja po vazhdon të hetohet nga personat kompetent.