Ilustrim

Tejkaloi shpejtësinë për gati 100 kilometra në orë më shumë në autostradë, gjobitet shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur një shofer, i cili ka shkelur rregullat e trafikut.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi ka drejtuar automjetin në shpejtësi 212 kilometra në orë në zonën e lejuar 120 kilometra në orë.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 212 km/h” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.