TEB: Nuk kemi pasur sulm kibernetik, kushdo që ka shqetësime le të na kontaktojnë

TEB Banka, bankë që funksionon në Kosovë ka reaguar në lidhje me raportimet se ditëve të fundit është ballafaquar me një sulm kibernetik ndaj sistemeve të saj.

Sipas TEB Bank, kushdo që ka ndonjë shqetësim, le t’i drejtohet atyre për sqarime të mëtutjeshme.

“Bazuar në shqetësimet që janë ngritur së fundi në platformat e rrjeteve sociale në internet, TEB SH.A. ju siguron se nuk ka pasur sulm kibernetik ndaj sistemeve të saj” – thuhet në njoftimin e TEB.

“Të gjithë klientët që mund të kenë shqetësime, i lusim që ato t’i drejtojnë përmes kanaleve të komunikimit për kujdes për klientë” – thuhet tutje në reagimn e Bankës TEB.