Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Të shtëna me armë në Prishtinë, i dyshuari arratiset

Dje rreth orës 12:41, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture ku gjendeshin disa persona dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 21 gëzhoja.

I dyshuari gjendet në arrati.

Lënda për të dyshuarin është hapur si vepër “vrasje në tentativë”.