Të shtëna me armë brenda zyrës elektorale të PD-së në Kavajë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur brenda një zyre elektorale të PD-së në Kavajë.

Drejt shtetasit Bledi Oshtuni është qëlluar me armë zjarri dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Ndriçim Jonuzi, por njihet edhe si Ndriçim Tahiri, i lindur në  Kavajë, i cili është shpallur në kërkim.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe./TopChannel