Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi (majtas) i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq./Grafika:REL

Të mërkurën mbahet takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Të mërkurën do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Takimi do të ndërmjetësohet nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, pala kosovare do të përfaqësohet nga Besnik Bisimi, zëvendëskryeministër për dialog, ndërsa ajo serbe nga Petar Petkoviq.

Mbajtjen e takimit të mërkurën e ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Mbajtja e takimit në nivel kryenegociatorësh, pra në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, të ndërmjetësuar nga emisari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, ka qenë një ndër pikat për të cilat është arritur dakordim të hënën e kaluar.

Pos takimit në nivel kryenegociatorësh, Lajçak dhe Bislimi në hënën e kaluar kanë rënë dakord edhe për zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Qeveria dhe BE pajtohen për shtensionim të situatës në veri, këta janë hapat