Ilustrim, Foto nga KALLXO.com

Të dyshuarit falsifikuan dokumente për ta shitur një parcelë toke afër 100 mijë euro

Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98 mijë euro qytetari nga komuna e Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “mashtrim”.