Të armatosur e të maskuar, disa persona lëndojnë rojen dhe grabisin deponë e materialit ndërtimor

Një roje e në depoje të materialit ndërtimor ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar në vendin e punës nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnatës në Ferizaj. Të dyshuarit sipas rojës, kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri dhe thika.

Përveç sulmit, të dyshuarit sipas ankesës së rojës, këtij të fundit i kishin vjedhur edhe kuletën dhe telefonin.

Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.