FOTO: BBC

Talebanët: Gratë mund të punojnë brenda kornizës sonë

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, në konferencën e parë për media në lidhje me të drejtat e grave tha që “ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave”, transmeton BBC.

“Gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda kornizës sonë”, tha ai.

Talebanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi.

Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja.

Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.